Një ditë pas takimit më kryeministrin e vendit, Edi Ramën, ambasadorët pritet të mblidhen paraditen e sotme në selinë e PD-së.

Mësohet se në orën 10:15 do të nisë një takim mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, atij të BE-së Luigi Soreca dhe Duncan Norman, ambasadori i Britanisë.

Top Channel mëson se të pranishëm do të jenë edhe aleatët.

Një mbledhje mes ambasadorëve në zyrën e Bashës vjen në një kohë përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës sa u takon ndryshimeve kushtetuese.

Ditën e djeshme, Kim dhe Soreca u fotografuan përpara Kryeministrisë, ku më pas mbajtën një takim me Ramën rreth 60 minuta.

Flash Lajme

Më të lexuarat