Prej ditësh i intubuar, pedagogu i njohur ndërron jetë nga koronavirusi (EMRI)

Nga Covid-19, ditën e sotme humbi jetën edhe një akademik i nderuar, pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi.

Ai humbi jetën në moshën 47-vjeçare, pasi kishte disa ditë që luftonte me koronavirusin.

Kujtojmë se pedagogu Qerimi prej disa ditësh ndodhej në intubim në spitalin Covid-1. Ai ishte profesor inxhinierie në Universitetin e Politeknikut. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Profesor Klement Qerimi njihej edhe për pjesëmarrjet në ngjarje apo tubime të organizuara nga shoqëria civile, ndërsa ka qenë prezent edhe në media të ndryshme për të folur si inxhinier për tërmetin dhe pasojat e tij pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin tonë 26 nëntorin e kaluar.

Qerimi pati pësuar dëme të mëdha nga ana shëndetësore pas tërmetit të 26 nëntorit në hundë dhe në sy. Vetë lektori bënte të ditur  se përveç dëmtimit të hundës rrezikonte që të humbiste dhe shikimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat