Pamje e trishtë në Kakavijë/ Lotët dhe njollat e gjakut të 10-vjeçarit që vdiq, mbulojnë rrugën

Pritja prej ditësh në Kakavijë e emigrantëve shqiptarë ka përfunduar me fundin tragjik të humbjes së jetës së një 10-vjeçari.

Duke iu referuar raportimeve paraprake mësohet se autoambulanca që po transportonte një të sëmurë ka përplasur për vdekje shtetasin S. N,

Dyshimet e para janë se fëmija i ka prerë rrugën ambulancës, ku kjo e fundit ishte me shpejtësi pasi po transportonte një të sëmurë për ndihmë mjekësore, në spitalin e Gjirokastrës.

Ajo që ka mbetur pas aksidentit me fundin tragjik, janë njollat e gjakut të të miturit, lot dhe tension.  Në fotot që “Shekulli” ka siguruar, në rrugë shihen njerëz me duar në fytyrë të ulur në tokë.

Sakaq, policia ka rrethuar të gjithë rrugën me perimetrin e sigurisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat