Presidenti Meta ka vlerësuar ish-Presidentit të Republikës, Prof.Dr. Rexhep Meidani, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Presidenti Ilir Meta, zgjodhi ta vlerësojë në 76-vjetorin e lindjes, ish-presidentin Rexhep Meidani për përgjegjësitë e larta që ka treguar Mejdani si president.

“Jam shumë i lumtur të organizoj së bashku me ju sot, për Presidentin Meidani këtë ceremoni solemne. Të nderuar zonja de zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë. Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si President në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual.

Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën. Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikpritjes shqiptare. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm”, – tha Meta.

Në Presidencë, në ceremoninë e organizuar nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara politike si Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani apo Pandeli Majko, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi, si dhe politikanë nga Kosova, si presidenti Thaçi dhe Jakup Krasniqi.

Flash Lajme

Më të lexuarat