“Me ato para do blinim dru për dimër”, flasin çifti i të moshuarve që u grabitën me sopatë nga 47-vjeçari

Një 47-vjeçar ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një çifti të moshuarish në Fier dhe ju ka grabitur 30 mijë lekë të reja.

Pas marrjes së sinjalit për grabitje, policia ka vepruar menjëherë dhe ka arrestuar në kohë autorin me iniciale P.Dh banues në fshatin Pishë në Fier.

Çifti i të moshuarve kanë rrëfyer për mediat momentet e tmerrit që kanë përjetuar kur 47-vjeçari theu me forcë derën e shtëpisë së tyre dhe i kërcënoi me një sopatë në dorë. Ata kanë treguar se e njihnin 47-vjeçarin, pasi ai banonte shumë pranë tyre.

Çifti i të moshuarve janë shprehur se me paratë që u vodhën do të blinin dru për dimër.

“Ngjarja ndodhi në 11 të natës. Theu xhamin dhe hapi derën me sëpatë. Ishte tmerr për ne. Na hyri si shok me banesë kur ishim në gjumë. Ishte krim dhe tmerr për ne”, ka treguar 70-vjeçari Vangjel Prifti.

“Ne po rrinim tek kuzhina dhe ikëm të flemë. Ai luajti derën me forcë dhe hyrin brenda. Autorin e njoh, e kanë shtëpinë afër nesh. Policia e arrestoi në një shtëpi këtu pranë. Autori na kërcënoi dhe na grabiti lekët që do të blinim dru për dimër”, ka rrëfyer e tronditur Athina Prifti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat