Pamje të frikshme! Makina përfshihet në flakë në autostradën Tiranë-Elbasan, udhëtonin 4 persona, mes tyre një foshnje

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet është përfshirë në flakë.

Paraprakisht mësohet se automjeti ka shpërthyer në flakë në momentin që ishte në ecje dhe në të po udhëtonin 4 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth 200-300 metra në dalje të tunelit.

Ndërsa mësohet se mes udhëtarëve ishte edhe një foshnjë, por fatmirësisht të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes por paraprakisht mendohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti të automjetit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme po në këtë zonë ndodhi një aksident i frikshëm që i mori jetën dy të rejave dhe mbetën të plagosura dy të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All