Atentati për hakmarrje, Preng Gjini jashtë rrezikut për jetën

Spitali i Traumës konfirmon se Preng Gjini është në gjendje të mirë shëndetësore. Spitali deklaron se Gjini ka marr plagë në pjesën abdominale dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë që Gjini mbeti i plagosur pasditen e së martës, pas një atentati me eksploziv që u vendos në makinën e tij.

51-vjeçari udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

Pas atentatit, Gjini u transportua menjëherë në spitalin e Traumës ku dhe mori mjekimet e para.

Sipas forcave xheniere në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit.

Ndërkohë nga burime bëhet me dije Preng Gjini lëvizte shumë pak në Tiranë që pas vrasjes së vëllait të tij. Gruaja dhe vajzat e Gjinit jetojnë në SHBA.

Preng Gjini lëvizte gjithmonë me kushëririn e tij dhe qëndronte në vendin e pasagjerit. Fati deshi që mbrëmjen e djeshme Gjini të lëvizte në vendin e drejtuesit dhe të ishte vetëm në mjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat