Durrës/ Me shpejtësi skëterrë përplas këmbësorin, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dy ditë më parë në lagjen 13 të Durrësit nën drejtimin e mjetit tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A.

R., 64 vjeç.

Sipas policisë i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat