Përplaset ambulanca në Sarandë, plagoset rëndë infermierja, niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një automjet BMW X5  me targa angleze është përplasur me ambulancën e spitalit “Stefan Mekshi”.

Si pasojë e goditjes është plagosur rëndë infermierierja e ambulancës, e cila është transportuar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit të Traumës.

Informacioni paraprak:

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat