Deputetja e Partisë Socialiste Adelina Rista nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka bërë me dije se nga sot Petro Koçi do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Fier.

Petro Koçi ka qenë kryetar i PSV-91 deri në vitin 2017, vit në të cilin vendosi që ta shkrinte me PS-në.

Momentalisht është zv.ministër i mbrojtjes, post që e mban që prej vitit 2015.

Fieri njihet si bastion i partisë socialiste, ku në zgjedhjet e fundit mori 9 nga 16 të mundshëm.

Pas shkarkimit të Gentiana Cakrani në dhjetor të vitit 2019, në krye të PS-së Fier ishte vendosur Adelina Rista dhe Xhevit Bushi .

Tags:Petro Koçi

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All