Urgjenca ngre alarmin: 23 viktima dhe 626 aksidente në muajin shtator

Muaji shtator ka regjistruar një numër shumë të lart aksidentesh dhe viktimash, krahasuar me një vit më parë.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore njofton se janë regjistruar 626 aksidente, 10 aksidente më shumë se muaji shtator i vitit të kaluar. Situata më problematike mbetet në kryeqytet, ku numërohen plot 236 të tillë. Më pas ndiqet nga Vlora me 78  dhe Durrësi me 51 . Numrin më të ulët të aksidenteve e ka Kukësi, me 8 të tillë.

Sipas QKUM-së në muajin shtator humbën jetën 23 persona. “Nga muaji në muaj, vihet re një rritje e numrit të aksidenteve rrugore. Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, vazhdimisht ju bën thirrje për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shifrat e aksidenteve janë vërtet alarmante. Ju lutemi të tregoni kujdes për veten tuaj dhe të tjerët!”- bën thirrje Urgjenca.

Referuar shkallës se rrezikshmërisë, 23 kanë qenë me pasojë vdekje. 164 aksidente kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për vdekjen. 275 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën. 164 aksidente kanë qenë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore shkaqet kryesore të aksidenteve  duket se janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe shkelja e sinjalistikës rrugore.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 236 aksidente
Durrës: 51 aksidente
Berat: 46 aksidente
Elbasan: 50 aksidente
Fier: 38 aksidente
Gjirokastër: 20 aksidente
Korçë: 42 aksidente
Kukës: 6 aksidente
Lezhë: 29 aksidente
Shkodër: 22 aksidente
Vlorë: 78 aksidente
Dibër: 8 aksidente.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat