Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mandatin e tretë qeverisës për vendin, në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa tha se “ne nuk jemi e keqja më e vogël, por jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare”.
“Ne nuk jemi e keqja më e vogël në këtë vend, por jemi e mira e vetme në politikën shqiptare”, tha Rama.
Rama theksoi se askush nuk duhet të jetë i kënaqur me ato që janë arritur deri tani.
Teksa kujtoi momente të vështira pak pas marrjes së mandatit të parë qeverisës, në bisedimet me FMN, kur kërkonte ulje të pagave e pensioneve.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Me rëndësi të kemi parasysh nga vijmë, për të mundur të dijmë se ku mund të shkojmë.
Tanimë, kur bëhen 7 vjet nga dita kur ne morëm detyrën, mund të thuhet me plot gojën se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar, ose duhet kujtuar dhe rikujtuar se dita kur ne e nisëm këtë rrugëtim, ska asgjë të ngjashme në raport me punët e vendit në raport me ditën ku jemi sot. Por kur e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund. Ne duhet të mbajmë parasysh që teksa numërojmë ato që kemi bërë në asnjë moment mos tja themi vetes e mos lëmë përshtypjen që jemi të kënaqur me sa kemi bërë.
Mandati i parë ishte përpjekja për të ndaluar një inerci rrënimi dhe hemorragji të rrezikshme në raport me vetë financat e vendit, ku ne jemi ulur në detyrë e kemi parë mbi tryezë të dhënat reale, kemi qenë përballë sfidës së madhe të financimit të rrogave e pensioneve pa pasyr nevojë ti ulnim
E kujtoj si sot bisedën shumë të vështirë me FMN që instistonte që duhet ta nisnim nga ulja e rrogave e pensioneve e refuzonte idenë tonë se ne do kompensonim boshllëkun e atëhershëm me një reformë shumë agresive në fushën e energjisë ku ishte burimi kryesor i hemoragjisë në aspektin financiar.
Se harroj kur më kanë thënë “këtë e kemi dëgjuar nga të gjithë kryeministriat e mëparshëm por e kemi mësuar nga cdo qeveri që kjo reformë në Shqipëri nuk bëhet”.
E sot besoj që të gjithë atyre që me të drejtë, ankohen për shumëcka ende ju mungon, u duhet kujtuar që 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike, fatura arbitrare.
S’ka më fatura afrofe dhe radha në shi e s’ka arbitraritet apo gabim në faturë që nuk korrigjohet, pa llogaritur transformimin e vazhdueshëm të sektorit me investimet e munguara që na elektrifikimi.
A kanë mjaftuar për të quajtur të mbyllur? Jo aspak, as në këtë as në asnjë sektor tjetër e kjo është arsyeja pse ne duhet të marrim mandatin e tretë.
Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemoragjinë, vumë rregull në financat e vendit, ishte mandati ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vjet më parë dhe pse na është dashur të përballemi përvecse me problemet e trashëguara dhe me probleme të krijuara për të na rënë ndesh, dhe me probleme që i ranë në kokë Shqipërisë jashtë vullnetit të njerëzve, qoftë tërmeti e qoftë virusi.
Ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, mandati i ecjes pas një paralize, arrijmë që të rrisim pagat, ndërkohë që nuk më rezulton që ndokush rreth e rrotull nesh e ka bërë këtë. Rrisim pagat si asnjëherë më parë për gjithë mjekët se e meritojnë. Por edhe sepse e konsiderojmë të domosdoshme që këtë mundësi që e kemi krijuar me punën e gjithë këtyre viteve ta vëmë në dispozicion të tyre dhe arsimtarëve”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/