Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi janë ndaluar dhe sulmuar ditën e sotme, nga punonjësit e kompanisë private që menaxhon landfillin e Sharrës. Denoncimi për sulmin u bë nga Zhupa dhe Këlliçi në një konferencë për shtyp.

Përfaqësuesit e PD thanë se ishin sot në Sharrë “për të denoncuar aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon xhepat e taksapaguesve të Tiranës”.

Këlliçi tha se disa punonjës të kompanisë private i kanë rrethuar dhe sulmuar dy përfaqësuesit e PD-së, megjithëse ata ndodheshin në zonë publike dhe jo në ambientet private të kompanisë.

Këlliçi deklaroi se pavarësisht intimidimeve dhe sulmeve, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga denoncimi për vjedhjen e miliona eurove në aferën korruptive të inceneratorëve me në krye kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ministrin Ahmetaj.

Tags:Arben AhmetajBelind KëlliçiEdi RamaErion Veliajina zhupa

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All