Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me gratë e LSI në Durrës. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka theksuar se për Durrësin politika shqiptare në 30 vite nuk ka pasur asnjë plan por vetëm vjedhje e grabitje.

Ajo u ka kërkuar grave që jo vetëm t’i japin votën LSI, por të japin ide dhe vizione për një projekt konkret për Durrësin.

“Zgjerimi i strukturave të LSI nuk është një metodë që bëhet para zgjedhjeve, por është e domosdoshme. Lëvizja rinore dhe e grave janë dy shtylla të LSI. Në jetën e çdo qytetarë, gruaja është elementi që jo vetëm krijon vazhdimësinë e familjes, por i del për zot fëmijëve, i edukon, i del për zot bashkëshortit, prindërve. Si në familje është gruaja e domosdoshme, ashtu dhe në një parti, gruaja është avangarde. Pjesa më e madhe për të thirrur gratë në parti, shihet rezultati, por unë s’prirem më shumë rezultati, për mua s’ka më shumë rëndësi vota se sa mirëqenia në familjen tuaj. Një nga plagët më të mëdha tona është largimi i të rinjve dhe të rejave. Isha në Fier, dhe të rinjtë nuk donin të ktheheshin më. Takova gratë naftëtare që kanë prej 36 vitesh që punojnë. Paradoksi më i madh që atyre grave nuk i janë paguar prej 20 muajsh rrogat, kurse nëse s’paguanin për dy ditë ujin dhe dritat, ato u ndërpriteshin”,- tha Kryemadhi.

Më tej ajo theksoi se më 25 prill duhet ndryshuar situata teksa ka bërë thirrje që të votohet kundër Ramës, që për Kryemadhin nuk është një kryeministër i Shqipërisë por një sharlatan që duhet larguar një orë e më parë.

Durrësi është kthyer nga një gungë të rrethuar nga injoranca, nga zaptimi ekonomik, por është dhe e pamundur për zhvillime të reja. Duam t’i japim Durrësit imazh të ri, jo vetëm politik, por dhe një përfshirje me meritokraci që do i sillte shumë vlera Durrësit. Përfshirja juaj mos jetë vetëm politike, por edhe vendimmarrëse. Ajo që kërkojmë prej jush, jo vetëm votë për LSI, por ide dhe vizion për një projekt për Durrësin”,- tha kryetarja e LSI-së.

Tags:DurresForumi i GruasKontiana KuçiLSIMonika Kryemadhizgjedhje

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All