Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fier, policia jep detajet e para (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, ku një persona është vrarë me armë zjarri.

Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, rreth orës 06.00.

Mësohet se viktima është shtetasi Ahmet Toska, 50 vjeç, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat