Dyshohet se janë siguruar nga pastrimi i parave, sekuestrohen 300 mijë euro pasuri në Vlorë

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.

* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.

* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat