Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë.

Po ashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat