I vihet 500 gr eksploziv “Benz”-it në Vlorë/ Shpëton mrekullisht pronari, publikohen detajet e para

Mbrëmjen që lamë pas, një makine tip “Benz” në pronësi të shtetasit S.

B, iu vendos 500 gr eksploziv.

Ka qenë vetë pronari i cili ka vënë re pakon dhe menjëherë ka lajmëruar policinë. Këto të fundit, kanë njoftuar se është bërë çaktivizimi i saj.

“Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para  bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasës”, njoftojnë uniformat blu.

Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat