Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA-së në luftën e Shqipërisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Përmes një postimi ajo thotë se do të vazhdohet të punohet që të përballohet kërcënimi i kriminelëve në vend.

“Qeveria e SHBA-së qëndron pranë popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejt me ju, qeverinë tuaj dhe shoqërinë civile dhe përmes partnerëve të paçmuar si OSBE, për të përballuar së bashku këtë kërcënim kriminal. Siguroni qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi juaj meriton. Punoni mbi adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përmes përdorimit të Ri të Pasurive të Konfiskuara kriminale”, shkruan Kim.

Flash Lajme

Më të lexuarat