Nga Helion Martini-

Ka kaluar tashmë një vit nga ai mëngjes i tmerrshëm i 26 Nëntorit, ku Shqipëria u godit pabesisht nga një tërmet mjaft i fuqishëm. Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj, menjëherë u nis drejt Bubqit për të ndjekur nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe për t’u solidarizuar me dhimbjen e familjeve që kishin humbje njerëzore dhe materiale.


Sapo u kthye në zyrë, Morinaj mblodhi Asamblenë e Aksionarëve të Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank dhe njëzëri vendosën t’u vijnë në ndihmë banorëve të prekur. Gjithashtu, u angazhua për t’u ardhur në ndihmë me mjete dhe furnizime atyre heronjve që po punonin pa pushim e përkushtim për shpëtimin e shqiptarëve që kishin mbetur nën rrënoja.
Në shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë shqiptarëve të prekur nga lëkundjet e forta të tërmeteve dhe me heronjtë që po mundoheshin të shpëtonin jetë njerëzish, Asambleja e Aksionarëve vendosi të kalojë menjëherë në lllogari të Komitetit të Emergjencave një shumë prej 50,000 Eurosh, për përballimin e situatës së krijuar.
Edhe Bashkisë Tiranë i është akorduar një fond prej 20,000 Eurosh për t’i qëndruar pranë edhe familjeve të prekura në qarkun e Tiranës.
Në të njëjtën kohë u ngritën edhe grupet e punës për t’i qëndruar pranë klientëve të prekur dhe dëmtuar nga tërmetet. Morinaj është shprehur se në rastin e tërmetit, kompanitë e sigurimit kanë në fokus sigurinë e pronës të klientit.
Të gjithë klientët e siguruar, janë dëmshpërblyer brenda 45 ditëve, siç parashikohet në ligj. I gjithë Grupi Eurosig-Insig & UBA Bank ka qenë në terren, duke inspektuar çdo dëmtim të klientëve. Deri tani janë dëmshpërblyer të gjithë klientët e kompanive të Grupit.

Tags:Helion Martini

Flash Lajme

Më të lexuarat