Bujar Nishani

Fyerjet dhe sulmet e radhës së filoserbit të Tiranës ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave evropiane nuk janë aspak për t’u çuditur e as nuk janë ndonjë surprizë.

Kjo, për faktin se nuk është as hera e parë e as prej dikujt që nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me fyerjet dhe sulmet publike.

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar publikisht këdo që ka pasqyruar papërgjegjshmërinë e tij!

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar publikisht këdo që ka treguar paaftësinë e tij!

Filoserbi i Tiranës ka agresuar këdo që ka denoncuar miqësinë e tij me krimin!

Filoserbi i Tiranës ka dhunuar këdo që ka guxuar të hetojë e dënojë korrupsionin e bandës së tij !

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar këdo që ka demontuar tradhtitë e tij!

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar çdo media e gazetar që ka guxuar të bëjë gazetari!

Filoserbi i Tiranës ka shantazhuar këdo që ka evidentuar grabitjet e zgjedhjeve dhe minimin e lirive prej tij!

Filoserbi i Tiranës sulmon e fyen këdo që nuk është si ai!

Të gjitha këto e shumë të tjera i kuptojnë mirë, qindra mijëra të tjerë në Shqipëri. Këto nuk janë as surprizë e as thelbi i sulmit dhe fyerjes mbi Evropën dhe vlerat e saja !

Platforma e krijimit të perceptimeve të urrejtjes dhe frustrimit ndaj evropianizimit dhe vlerave të perëndimit është një strategji e hartuar dhe sponsorizuar gjerë e gjatë! Brenda saj qëndron edhe kapitulli antishqiptar! Është detyrë e shoqërisë shqiptare të vetëmbrohet e sigurojë të ardhmen e vetë evropiane.

Kombe e vende shumë më larg se Shqipëria nga konteksti evropian kanë rezistuar me barrikada dhe kanë sakrifikuar edhe në kohët moderne për mbrojtjen dhe adoptimin e dimensionit dhe vlerave të Evropës. Shembulli në sheshin “Maidan” nuk është thjesht historik, por inspirues!

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All