Pas zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit të dyshuar për shpërthimin e ndodhur mbrëmë te “Vasil Shanto”, ka ardhur edhe arrestimi i 58-vjeçarit.

Mësohet se policia ka vënë në pranga 58-vjeçarin Arben Bardhi, autor i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e shtetasit Vasillaq Stavri, në rrugën “Mihal Popi” Tiranë.

Deri më tani raportohet se Bardhi është arrestuar në Lezhë dhe po bëhet transferimi i tij drejt Tiranës.

Mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie. I arrestuari do të merret në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit.

Kujtojmë se 58-vjeçari dyshohet për ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”. Bardi është i dyshuari i parë për vendosjen e një sasie lëndë shpërthyese në derën e jashtme të banesës së Vasillaq Stavrit, shpërthim i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mbi Bardhin rëndojnë akuzat e “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All