Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, në takimin me të rinjtë e LSI në njësinë nr 2 në Tiranë, deklaroi sot të rinjtë ndodhen para një sfide të rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe për vendin.

Ajo u shpreh se sot çdo i ri dhe shqiptar ka një mision për të rikthyer besimin në vend dhe për të bërë Shqipërinë një shtet normal.

Fjala e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në takimin me të rinjtë në Njësinë numër 2

Në si LSI duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Sot Shqipëria nuk është më dhe nuk e ndjejmë më si shtëpinë e të rinjve, të rinjtë sot po largohen. 400 mijë shqiptarë janë larguar. 90% e të rinjve nuk kanë shpresë dhe nuk duan të jetojnë në vendin tonë. Pse? Sepse nuk ka arsim cilësor, nuk ka punësim të mirë paguar, nuk ka shanse, nuk ka siguri, nuk ka pothuajse asgjë në vendin tonë. Dhe kjo sepse ka një njeri i cili është përgjegjës dhe ai është Edi Rama, është qeveria e tij, që i shërben një grushti njerëzish dhe nuk na shërben ne që jemi të rinj që duam të punojmë apo familjeve tona.

Prandaj ta vazhdojmë këtë mision tek çdo i ri dhe çdo e re. Të bëhemi bashkë sepse sa më të bashkuar të jemi, sa më të vendosur të jemi për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë, pa diskutim që do ta arrijmë dhe do ja dalim kësaj beteje deri në fund për rrëzimin e Edi Ramës, rrëzimin e këtij sistemi të antivlerave dhe për të ngritur në vendin tonë një model të ri. Një model ku të rinjtë që punojnë duan të investojnë në Shqipëri, duan që të mësojnë dhe punojnë këtu. Dhe pa diskutim në këtë rrugëtim të shkojmë edhe më shpejt në integrimin evropian, me Edi Ramën dhe këtë qeveri të gjithë e dimë që është e pamundur, ka shkatërruar ekonomitë e familjeve tona, ka shkatërruar arsimin në Shqipëri. Të gjithë sot po të pyesim njëri tjetrin, e vetmja shpresë që po shohim është të largohemi jashtë.

Nuk kemi ne pse të largohemi. Ne e kemi vendin këtu. Ndërsa Edi Rama, ky njeri antikombëtar që na helmon e na hedh gaz e nuk na lejon të protestojmë në mënyrën më demokratike e ka vendin të largohet nga këtu dhe të mos jetë më kryeministri ynë. Sepse është Parlament dhe njeri ilegjitim, që ka ardhur me vota të blera dhe me vota që i ka marrë me banda dhe me krimin. Ne kemi vetëm një zgjidhje, qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe hap rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.

Jam e bindur që bashkë me të rinjtë, duke shkuar te shumë të rinj të tjerë, në gjimnaze, tek studentët, në çdo lagje të Njësisë numër 2, ne mund ta arrijmë këtë gjë. Dhe pa diskutim që jemi shumë të fortë dhe do ta vazhdojmë punën tonë në çdo njësi, në çdo qendër votimi, tek çdo i ri dhe çdo e re. Falënderoj jashtëzakonisht shumë ekipin për punën e pandalshme  që bën në Njësinë numër 2 dhe t’i japim forca për të çuar betejën dhe sfidën tonë deri në fund. Sfida dhe misioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, shtëpinë e rinisë shqiptare, shtëpinë e familjeve tona. Dhe do të jemi të vendosur deri në fund ta realizojmë këtë gjë.

Flash Lajme

Më të lexuarat