Gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, kreu i Shtetit, Ilir Meta u ndal edhe tek piramidat e famshme.
Meta shkruan se në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit.

“Mbresëlënëse vizita në Piramidat e Gizës, ku pata mundësinë të shoh nga afër Sfinksin e madh, por edhe një nga Shtatë mrekullitë e botës, Piramidën e Keopsit.

Në Kajro mund të kuptosh shumë mirë, si në asnjë vend tjetër, qytetërimin mijëravjeçar të Egjiptit, por njëkohësisht edhe vlerat e jashtëzakonshme që ka për të gjithë qytetërimin botëror e gjithë kjo pasuri e trashëguar”, shprehet Meta.

Flash Lajme

Më të lexuarat