Bujar Spahiu është zgjedhur kryetari i ri i Bashkësisë Fetare Islame ndryshe me emrin Komuniteti Mysliman në Shqipëri.

Spahiu është zgjedhur me shumicë votash në krye të komunitetit, ndërkohë që më parë ishte në postin e nënkryetarit te KMSH.


Në votim morën pjesë 87 anëtarë, ndërkohë që Spahiu arriti në marrë 59 vota. I dyti me 26 vota u rendit Ylli Gurra, kurse Myftiu i Lushnjes, mori vetëm 2 vota.

Ndërkohë më herët nga gara janë tërhequr dy kandidatëve të tjerëve kreut aktual te komunitetit, Skendër Brucaj edhe Myftiu i Kukesit, Islam Hoxha.

Flash Lajme

Më të lexuarat