Ligoraq Karamelo ka pranuar mandatin e deputetit, duke dhënë edhe arsyet pse e ka ndërmarrë këtë veprim. Kreu i OMONIA-s në Korçë, thotë në deklaratë se ka vendosur të marrë mandatin në respekt të Kushtetutës dhe qytetarëve.

“Minoriteti etnik grek në qarkun e Korçës e organizata e tij Omonia, e jo vetëm ai, por edhe gjithë struktura e baza e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në qark, opinioni intelektual e shpirti demokrat që i karakterizon duan të kenë zërin e tyre përfaqësues në Kuvend, si altar i demokracisë në një shoqëri pluraliste”, thuhet në deklaratë.

Ai thekson se “asgjë nuk do të ndryshojë në rrugën tonë opozitare, do të vazhdojmë të kontribuojmë për ndryshimin që kërkon opozita“.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All