Ditën e djeshme 64-vjeçari vrau nënën e tij 84-vjeçare në Korçë. Nazim Demollari, gjatë pyetjeve ka thënë se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë i alkoolizuar.

“Nuk mbaj mend asgjë çfarë kam bërë.

Kam qenë në gjendje të dehur”, është shprehur 64-vjeçari për grupin hetimor. Ndërkohë, sipas hetimeve, 84-vjeçarja është mbytur siç është raportuar por më pas është goditur me sende të forta në kokë e trup.

Policia është njoftuar nga fqinjët, të cilët kishin dëgjuar debat të ashpër mes nënës dhe djalit ku jetonin në një apartament në lagjen 13. Sipas fqinjëve dhe familjarëve, konfliktet kanë qenë të vazhdueshme mes nënës e djalit,  për shkak të përdorimit të alkoolit nga 64-vjeçari.

Flash Lajme

Më të lexuarat