Iana Minochkina, shtetase ruse dhe bashkëshorti i saj shqiptar Luis Bekteshi të dy pjesëtarë të UNMIK-ut në Kosovë u arrestuan pak ditë më parë për vjedhjen e një çante në dyqanin “Beneton”.

Prokuroria e Kosovës ka nisur një procedim ndaj tyre në gjendje të lirë. Por mediat e Kosovës që citojnë burime nga shërbimet e inteligjencës raportojnë se rusja dyshohet edhe për aktivitet spiunazhi në Kosovë.

Minochkina është drejtoreshë ekzekutive e organizatës joqeveritare “Perspektiva”, me qendër në Durrës. Para se të shkonte në Kosovë ajo ka punuar edhe në Shqipëri.

Po ashtu, ajo ka punuar për pak kohë edhe si ambasadore e të rinjve në OSBE. Sipas të njëjtave burime veprimtaria e saj në Kosovë është tejet e dyshimtë.

Ajo ka arritur të hyjë në brendësi të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë përmes aktiviteteve për të rinjtë në kuadër të UNMIK-ut. Me aktivitetet e saj, ajo ka e angazhuar edhe për krijimin e një opinioni të mirë për Federatën Ruse tek të rinjtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Edhe bashkëshorti i saj nga Durrësi është i angazhuar në projekte të Këshillit të Europës për të rinjtë. ©LAPSI.al

Flash Lajme

Më të lexuarat