Një ditë pas protestës së opozitarëve, zv/ambasadorja amerikane zgjodhi t’i takojë personalisht liderët e opozitës. Takimi me kryetarin demokrat zgjati për më shumë se një orë, një tregues ky i rëndësisë së diskutimit, ndërsa kryedemokrati u tregua i rezervuar në detaje por jo në mesazhin që dha për mediat për këdo që i kërkon të bëjë hapa pas.

Top Channel: A ju kërkoi zv/ambasadorja amerikane të bëni dy hapa pas dhe të uleni në tryezë me Ramën?

Basha: Edhe njëherë po ju përsëris se nuk komentoj asnjëherë, as deklarata, as bisedat që kam me partnerët tanë. Nëqoftëse do më pyesni për qëndrimin e Partisë Demokratike, dua t’jua them qartë: nuk ka asnjë hap pas në luftën kundër krimit të organizuar që ka asgjesuar zgjedhjet dhe institucionet demokratike, ka vetëm hapa përpara.

Në mënyrë të prerë, kryedemokrati refuzoi dialogun si zgjidhje të situatës politike: “Dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë, në mënyrën se si u keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i Partisë Socialiste, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve”.

Brukseli do të tentojë ta zgjidhë krizën politike shqiptare duke dërguar në Tiranë drejtorin për zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson, ndonëse vizita e tij ishte e planifikuar që prej dy javësh. Ai mbërrin në Shqipëri mbrëmjen e të mërkurës ndërsa takimet i fillon mëngjesin e të enjtes me Kryeministrin Rama në orën 9:30. Më pas Danielsson do të takojë krerët e opozitës rreth orës 10:30 dhe në mesditë do të mbyllë vizitën me një konferencë për shtyp.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All