Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka mohuar çdo marrëveshje të mundshme më kryeministrin Edi Rama. Në studion e emisionit ”Ditari” në A2 News, për Palokën tani më topi është në fushën e Edi Ramës.

“Nëse bëhet fjalë për marrëveshje të tipit të 17 majit nuk mund të ketë. Kushtet tona janë të qarta. Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare. Siç e tha dhe Basha, marrëveshja me Ramën nuk ishte vetëm në dëm të PD, por edhe në dëm të shqiptarëve dhe tashmë një marrëveshje me Ramën është e përjashtuar”.

Më tej ai tha se: ”Qëndrimi ynë është shpallur tashmë. Sa më shpejt të kuptojnë të gjitha palët se zgjidhja nuk është duke sulmuar opozitën. Topi është në fushën e Ramës dhe vendimet duhet t’i marrë ai. Të tjerët duhet të kuptojnë se veprimet e opozitës janë pasoja të kësaj mazhoranca”,-sqaroi Paloka.

Në fund, ai shtoi se ”nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protestave, pasi janë rreth 80% e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe sa më parë ta kuptojnë dhe të bashkohen në këtë revoltë, aq më shpejt ikën Ramën, në të kundërt situata bëhet më keq”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All