Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Në autostradën “Tiranë-Durrës” shtetasi me inicialet D.B ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësore ende të paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës ‪19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshëme hetimore dhe proceduriale.

Flash Lajme

Më të lexuarat