Në gjykatën e Apelit të Tiranës ka nisur seanca për 19 të arrestuarit për protestën e 16 shkurtit. Mes të arrestuarve ndodhet edhe ish-kreu i INUV, Frlorenc Hoxha.

Gjykata shprehet se të akuzuarit nuk i kanë firmosur ankimimet e tyre, gjë kjo që mund të sjellë edhe pavlefshmërinë e tyre. Ndërkohë, nga ana tjetër avokatët e të ndaluarve pretendojnë se kanë patur tagrin për të bërë një ankim në Gjykatën e Apelit. Por gjykata thotë se ankimi duhet firmosur nga vetë personi nën hetim.

Ndërsa Prokuroria thotë se vendimi i Shkallës së Parë është i padrejtë dhe duhet prishur pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk janë vlerësuar drejt provat pasi protestuesit kanë qenë aktivë në kryerjen e akteve të dhunës ndaj godinës së kryeministrisë.

Për 11 protestuesit të cilët janë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje” prokuroria ka paraqitur ankim dhe kërkon kthimin e tyre në burg.

Flash Lajme

Më të lexuarat