Një emigrant shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 31-vjeçarin me inicialet M. A., është kapur duke trafikuar kokainë.

Sasia e heroinës së sekuestruar është 22 kilogramë e mbi 90 kilogramë lëndë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës.

Lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim mbi 6 milionë e gjysmë euro.

Ndalimi i shqiptarit është bërë gjatë një kontrolli të policisë rrugore ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij “Jaguar” në territorin e komunës së Massafra.

Gjatë inspektimit të automjetit me ndihmën e qenve antidrogë janë gjetur fshehur në “airbag” rreth 4 kg e 200 gramë heroinë ndërsa gjatë kontrollit në  garazhin e banesës së shqiptarit janë gjetur 18 kg të tjera heroinë si dhe rreth 90 kilogramë lëndë përzierëse e instrumente për përgatitjen e dozave të drogës.

31-vjeçari shqiptar ndodhet në burgun e Tarantos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Gjatë marrjes në pyetje ai ka preferuar të mos i përgjigjet prokurorëve italianë.

Policia italiane po heton mbi jetën e emigrantit shqiptar në Foxhia e lidhjet e tij me trafikantët e drogës në territor.

Nën sekuestrim është vënë dhe automjeti luksoz i tij i tipit Jaguar.

Flash Lajme

Më të lexuarat