Nga Albert Loçi

Përse duhet të na bashkohesh më 16 mars?

Së pari, ne duhet të mësohemi të protestojmë për çdo padrejtësi që na bëhet pavarësisht se kush është në pushtet e kush në opozitë.


Të protestosh tregon kulturë e civilizim dhe s’duhet të kompleksohemi nga numri i pjesëmarrësve apo nga personat që do kemi përballë.
Si një i ri që jam sigurisht që thirrjen kryesore e kam për ato të rinj që kanë mbetur akoma në Shqipëri dhe që shpresën e kanë këtu e jo të marrin rrugët e emigrimit. Thirrja është pikërisht për të gjithë studentët të cilët të bashkuar në të gjithë vendin dhjetorin e kaluar tronditën qeverinë. Të dashur studente puna juaj në ato ditë protestë ishte madhështore dhe dinjitoze por puna juaj nuk ka mbaruar akoma.
Ju protestuat për të drejtat tuaja më shumë të drejtë, por fatkeqësisht thjesht u gënjyet dhe protesta juaj u shua duke ju bërë premtime që nuk u mbajten kurrë. Bashkohuni të protestoni përsëri për ato kërkesa që nuk ju plotësuan kurrë dhe pse jo të mos kërkoni akoma më shumë kushte dhe drejtësi për veten tuaj.
Të bashkoheni edhe ju të rinj që keni mbaruar një shkolle ose fakultet me shumë sakrifice e mundime si nga vetë ju ashtu dhe nga familja juaj edhe sot gjendeni të pashpresë për një punë e një jete normale në këtë vend.
Është dhimbje e madhe për një familje që të arrije të shkolloje një fëmije dhe pastaj të jetë e detyruar t’i thotë largohu nga këtu nëse dëshiron të kesh një të ardhme dhe një jetë normale se kjo Shqipëri nuk ta jep dot.
Të shkollohemi në mjekësi, inxhinieri, drejtësi, ekonomi, etj. që të bëjmë pune nga me të rëndomtat në vendet e tjera.
A ka sens kjo gjë po dinjiteti jonë ku mbeti?
Po të bëjmë një llogari të thjeshtë na kushton me shumë të arratisemi nga vendi jonë sesa të dalim ne proteste.
Ftesa është për të gjithë ju qe jeni më keq se dje dhe qe jam i bindur se jeni shumica absolute!
Prandaj të gjithë bashkë të bashkohemi për të ardhmen tonë,dinjitetin tonë, vendin tonë dhe familjen tonë!

Flash Lajme

Më të lexuarat