Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë publikuar në rrjetet sociale të tjera pamje nga arrestimi i djalit të deputetit Luan Baçi.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka postuar në “Facebook” një video nga momenti i arrestimit.

Ajo shkruan se kryetarin e PD-së në Fier, Luan Baçi e lajmëruan qytetarët për faktin se po dhunoheshin nga policia, ndaj edhe ai shkoi së bashku me djalin në vendin e ngjarjes.

Sipas pretendimeve të Zhupës, djali Baçit po filmonte dhunën ndaj qytetarëve ndaj edhe ra viktimë e dhunës.

Videot e dhunës policore të paprecedentë dhe të paligjshme ndaj qytetareve të Fierit që kishin marr pjesë në protestë. Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmëruan qytetarët me telefon që po dhunoheshin nga policia dhe ai bashkë me djalin shkuan në vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj të filmonte për të dokumentuar të vërtetën, pikërisht dhunën e policisë ndaj qytetarëve dhe në këtë moment ra vete viktime e dhunës se tyre.

Në videon e parë shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del për të filmuar dhunën dhe një polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojnë pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.  Protestat do vazhdojnë edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithë Shqipëria nuk ndalet nga hakmarrja primitive e një kryeministri ne panik dhe te ikur!”, shkruan Zhupa.



Flash Lajme

Më të lexuarat