Prokuroria dhe policia e Tiranës janë përqëndruar në dy pista hetimore për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e hënës në Tiranë. Sipas burimeve të akuzës, një ndër pistat hetimore është ajo e përfshirjes së 26-vjeçarit në fajde.

Kjo pasi vjehrri i viktimës në Durrës, njihet si person që jep para me fajde, veprimtari në të cilët kohët e fundit ishte përfshirë dhe Jurgen Kurti, i cili negocionte dhe kërcënonte borxhlintë për kthimin e shumave të parave që i kishin marrë vjehrrit të tij.

Një tjetër pistë hetimore ku është përqëndruar prokuroria dhe policia e Tiranës është duke u hetuar në versionin e hakmarjes, pasi Kurti është përfshirë në vrasjen e babait të tij dhe shtetasit Agim Arapit në Durrës. Lidhur me vrasjen e Kurtit policia e Tiranës ka sekuestruar disa pamje filmike të zonës dhe 15 gëzhoja automatiku.

Ai u qëllua për vdekje disa herë me automatik nga dy persona,të maskuar. Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.

Flash Lajme

Më të lexuarat