Dy ditë pas skadimit të afatit për dorëzimin nga ana e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të listës së anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, aleatët e Lulzim Bashës lënë të kuptohet se ideja e bojkotit do të vazhdojë edhe për zgjedhjet lokale.

Dashamir Shehi Kryetar i LZHK-së për Klan tha se s’ka hapësire politike që opozita të marrë pjesë në zgjedhje.
“Ne dolëm nga zgjedhjet  e mëdha dhe s’mund te pretendojmë që ka kushte për zgjedhjet administrative, se ndryshe do certifikonim idenë e Ramës që kushtet janë për zgjedhje.”- u shpreh Shehi.
Nërsa kryetari i PAA-së Agron Duka tha : Dikur kam qenë skeptik dhe jam shprehur ndryshe se kemi pas tjetër situate politike dhe opozita ishte në parlament me djegien e mandateve ka krizë të thelle dhe si shërben kurrkujt nëse ne hymë në zgjedhje ndoshta e zvarrisim me shumë krizën dhe jo e zgjidhim atë.

Flash Lajme

Më të lexuarat