E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë Leyla Moses-One ka dhënë një mesazh të gjithë kritikëve të reformës së drejtësi në Shqipëri.

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, zonja Leyla Moses-One tha se: “Shqipëria të bëjë progres në reformat e saj.

Janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, sundimi i ligjit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Lajm i mirë është se po ecën në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi është në rrugë e sipër, do t’i falë Shqipërisë një drejtësi transparente”,- tha ajo.

Sipas Leyla Moses-One, Rusia është një nga kërcënimet për vendet e NATO-s, por jo e vetmja. SHBA-të vijoi ajo, janë të angazhuara të mbrojnë vlerat e aleancës.

Flash Lajme

Më të lexuarat