Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në qytetin e Bolonjës pasi akuzohet për veprën penale të trafikut të drogës. Duke iu referuar mediave italiane, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar i cili ka rënë në pranga pasi për mos të rënë në sy të policisë shiste fruta dhe perime ndërkohë edhe drogë.

“Bolognatoday” shkruan se banorët kishin vërejtur sjellje të dyshimta tek shqiptari dhe më pas kanë njoftuar karabinierët. Pas kësaj filloi monitorimi i të riut, i cili në dyqan nuk shiste vetëm fruta-perime, por edhe lloje të ndryshme droge.

Policia pas sigurimit të provave, kontrolluan në banesën e tij, ku ata gjetën dhe sekuestruan 65 gram kokainë, 25 kilogramë marijuanë dhe 7 gram hashash. Përpos tyre, pjesë e sekuestrimit ishte dhe një shumë parash prej 4 mijë eurosh, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.

Flash Lajme

Më të lexuarat