Ekzekutimet po mbysin Shqipërinë. Këtë herë tronditet Elbasani, ku viktimë mbeti avokati i njohur Ravik Gurra. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg Kalasë në qendër të qytetit.

50-vjeçari ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur një person është afruar duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë silenciator tre herë, ndërsa më pas i ndihmuar nga një tjetër u largua me shpejtësi.

Gurra humbi jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit si avokat i dytë dhe avokat i fisit Çapja. Në momentin që avokati Ravik Gurra është ekzekutuar me armë zjarri në lokal, dyshohet se ka qenë i ulur në tavolinë me një përfaqësues i Avokatit të Popullit.

Dy prokurorët që kanë marrë në dorë zbardhjen e dosjes janë Enkeleda Millonai dhe Petref Asllani. Për shkak se i ndjeri ishte avokat, vrasja e tij do të hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë”. Prokurori Behar Dibra ka qenë mbrëmë në vendin e ngjarjes për një sërë veprimesh hetimore.

Flash Lajme

Më të lexuarat