Erion Veliaj po shpall kandidaturen live nga Sheshi “Nene Tereza” ne pjesen e dyte te Kongresit te Socialisteve. Nderkohe qe fjala eshte marre nga kryeministri qe nuk ka lene pa fshikulluar dhe Opoziten.

AI ka gjetur kohe te flase dhe per gabimet, por edhe per diferencen me kundershtaret e tij.

“Dita jonë, mund dhe duhet të jetë shumë më e mirë e do të jetë më e mirë, shumë më e mirë”. Me këtë premtim, nga sheshi në qendër të Tiranës, kryeministri Edi Rama ka ftuar shqiptarët për besim per nje mandat të dyte të Veliajt, në krye të bashkisë së kryeqytetit.

Rama-mandati-Erioni-Tirana

 

Duke kujtuar një më një se si ishte Tirana e qeverisjes së PD dhe ajo e socialistëve, Rama nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke i etiketuar me objektet e vjetra që sipas tij, turpëronin kryeqendrën.

“PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i vjetër në bosht, të terët, aleatët, si kioskat e rritura në vite, anash, shtesë pas shtese, që kishin zënë pamjen parkut të Tiranës. Ky qytet qenka është mishërimi i forcës transformuese, edhe boshllëqeve tona pa dyshim, por edhe shumë defekteve që duhen ndrequr, provë e dallimit ët madh nata me ditën mes nesh, të atyre që i kemi mbrapa. Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga ana e tyre, ose e ka harruar natën e tyre se cfarë ishte, kur ata kishin në dorë vendin dhe Tiranën”- tha ai.

“Dua që në këtë moment të ktheni pak kokën pas. Kthehuni tek Tirana e 4 viteve më parë. Ecni me sy nga ky shesh, aty ku jeni ju qëndron ende kufoma e shatërvanit komunist. Ne të majtën time është zënë rruga për të hyrë në park. Në të djathtë dergjet qëkur nuk mbahet mend, gërmadha e stadiumit Qemal Stafa. Ndërsa në perëndim të Tiranës ngrihet çdo mbrëmje reja e zezë e Sharrës që mbyt Kombinatin dhe turpëron qytetin. Pa folur për gropat e rrugëve. Kjo është e shkuara e mbetur veç në shembëlltyrën e forcave të vjetra të politikës. PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkun të Tiranës.

Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim ose s’ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t’i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t’i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korca, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës”- tha Rama.

Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë shpesh gjuhën, e kemi lënë të kalojë valën e sulmeve të atyre që e duan vendin shesh për përsheshin e tyre, kanë sulmuar parlamentin, duke  gjymtuar fizikisht me aktin e tradhtisë ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik, që e ka zanafillën te ajo parti që e ka humbur përfundimisht fillin, kur kanë sulmuar qeverinë duke eksportuar nëpër botë dhunën e vulgut, kur kanë sulmuar policinë, prokurorët e gjykatëset që kalojnë vetingun dhe reformën në drejtësi, sa herë vetingu nxjerr jashtë shërbëtorët e tyre të korruptuar me damkë, miqtë e partnerët e venin me shpinë e varfër gjer në dhimbje e të shthurur gjer në lebeti

Kanë sulmuar vendin, në çdo instancë e kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundën, nuk ua kem kthyer sy për sy e as dhëmbë për dhëmbë, kemi duruar pa fund. U kemi ofruar bashkëpunim,

U kemi duruar baltën, vezën dhe bojën e dëshpërimit tyre mbi fytyrat tona, në vend se të na sfidonin me ide, kanë zgjedhur të na gjuajnë me gur, në vend të mendjes për të na mbytur kanë vendosur të mbyten për të na marrë me vete si i mbytur që të mbyt,

Në vend se të vinin mend kanë dalë mendsh fare deri në pikën që duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të vendit, ashtu të mjerë në dëshpërimin e tyre mendojnë se duke e kthyer vendin në rrumpallën e sherrit do ti detyrojnë ndërkombëtarët të ndërhyjnë për pushte në tavolinë, ta harrojnë.

Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë e ta shkelin me këmbë mandatin e popullit. Nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora, por kontrata për të zbatuar dorë për dore me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Unë kam bërë edhe gabime, por nuk e kam tradhtuar kurrë e nuk do t’ju tradhtoj, juve që jeni dhe atyre që nuk janë, në Shqipëri, apo nëpër botë, që më kanë dhënë mua dhe PS për të bërë Shqipërinë që duam”, ka thënë Kryeministri.

***

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka paralajmëruar ashpërsime në Kodin Penal për të gjithë personat apo ish-deputetët që do të tentojnë të godasin zyrtarët e lartë të qeverisë apo dhe të pushtetit vendor.

Rama është sulmuar në Parlament nga demokratët, me bojë, me vezë dhe me letra.

Ndërkohë që këto akte sipas tij do të ketë dënim të pashmangshëm.

Dënimet do të jenë edhe për sportin dhe për çdo person që godet dikë tjetër për shkak të detyrës.

“Ku do shkoj unë për vete, 198 cm i kam, sa më lart do shkoj, por për të gjithë ata që duhet të kenë paga më të larta, do ta bëjmë të mundur, kushte më të mira, në shkolla, pavione, njësoj si kanë filluar të bëhen kushtet, në shumë shkolla, spitale, e qendra shëndetësore, e ne do ta bëjmë të mundur hap pas hapi.

Përgjigje shumë të qartë dhunës mbi mjekët, çdo goditje për shkak të detyrës, arbitrat, lojtarët, policët, e deri mbi përfaqësuesit e popullit në parlament, qeveri, bashki, kudo qofshin, edhe në sallën e Kuvendit, për këdo që ngre dorën kundër kujtdo në detyrë publike, do të garantojnë dënime në kodin penal, të pashmangshme nga asnjë prokuror, shteti ka për detyrë ti tregojë vendin e merituar”, tha Rama.

***

“Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale Alizoti dhe telefonata e Nices nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë cdo ditë, miza bëhet buall, miu bëhet ari, dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj, çmendoni ju zoti kadri për Nicen e Shijakut, si e konsideroni Babalen, a mendoni ju zoti Kadri se Ilir Meta do vrasë veten, c’e ka shtyrë presidentin të mendojë vetëvrasjen? Dhe derrat e shtrirë atje bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipërisë juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, portale dhe falë kadrinjve, e qimkadrinjve, nuk u intereson. Sharra e Dikurshme që mbyste Tiranën sot është spostuar dhe grumbullimet e mëdha nuk janë as në Porto Romano, por në kanale dhe portalet e kadrinjve dhe cimkadrinjve, një tufë zuzarësh, qe ju tregojnë si të ikni, se në Shqipëri nuk rrihet, se nuk ka gjë për të parë, po 6 mln turistë ca panë, apo i solli me zor mafia, apo ishin të gjithë të droguar dhe nuk dinin ku shkonin e ranë këtu”- tha ai.

***

Ka përfunduar pjesa e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, që u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe u mbyll po me atë, pasi u miratua Deklarata e Përbashkët.

Pas Ballës, në foltore u ngritën me radhë disa ministra të qeverisë Rama, zëvendës-kryeministri Erjon Braçe dhe disa kryetarë bashkie, të cilët do të konfirmohen për një tjetër mandat.

Në fjalën e tyre, eksponentë të qeverisjes qendrore dhe lokale, të PS-së, vlerësuan punën e bërë në këto vite dhe shpalosën projektet për mandatin e ardhshëm.

Majlinda Bufi në Roskovec, Armand Subashi në Fier, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë dhe Erion Veliaj në Tiranë, janë rikonfirmuar si kandidatë për një tjetër mandat në bashkitë respektive.

Gjithashtu është prezantuar edhe prefekti i Elbasanit, Gledjan Llatja, i cili do të kandidojë për bashkinë e këtij qyteti, pas tërheqjes së Qazim Sejdinit, por edhe deputeti Pjerin Ndreu, që do të garojë për bashkinë e Lezhës.

Aktualisht vëmendja po kalon në sheshin “Nënë Tereza”, ku në kuadër të nismës “Bashkia që Duam”, do të shpallet mbështetja ndaj Erjon Veliajt, për nëj mandat të dytë në krye të Tiranës.

Kjo eshte pjesemarrja ne sheshin ‘Nene Tereza’, teksa po flet Erion Veliaj, kandidati i PS per nje mandat te dyte ne krye te Bashkise Tirane.

Ai u shpreh se kjo pjesemarrje masive dhe kjo qytetari eshte Tirana e vertete, Shqiperia e vertete.

Kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, ka kërkuar sot mandatin e dytë për kryeqytetin. Me një mesazh të madh falënderues, ai e ka nisur me fjalën tiranase, “‘Kush na ka inot, kshu na paft përnatë’.

Veliaj-sheshi-plot1 

“Falenderoj shumë dy gra, nënën time, bashkëshorten, qe edhe në ditët e tyre më të vështra më kanë qëndruar pranë duke besuar se misioni ynë për të shërbyer është i jashtëzakonshëm. Falenderoj, Kajon,  atë e zuri gjumi se është si shoku Gramoz, por nuk fillon gjërat në kohë mban qëndrim. Më vjen shumë mirë që na u bashkua sot”- tha ai.

Flash Lajme

Më të lexuarat