Gjatë kësaj jave, në vend janë ekzekutuar pesë persona. Vetëm dy prej tyre janë zbardhur.

Bëhet fjalë për vrasjen e pronarit të një furre buke në Kavajë, ku Esat Kotorri ndërroi jetë në spital, pasi u plagos me armë gjahu në biznesin e tij nga Seferino Troka pas një konflikti pronësie.

Vrasja tjetër e zbardhur është ajo e 62-vjeçarit Haxhi Baxhinovski, që ndodhi në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Tri ditë pas ngjarjes, autori Islam Myrkaj u vetëdorëzua në Polici, ku shpjegoi se e kishte vrarë për shkak të një borxhi që i kishte viktimës. Ndërkohë, tri ekzekutime të tjera janë ende pa autorë. Përveç vrasjes së avokatit në Elbasan, që është e fundit, e pazbardhur është ende vrasje e Jurgen Kurtit në Tiranë si dhe e Ferdinant Polisë në Shkodër.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke komentuar këto ngjarje të rënda, thotë se numri i të vrarëve është sa dyfishi i atyre që kanë ndodhur në të gjithë Europën gjatë kësaj jave. “Shqipëria sot mund të krahasohet vetëm me Afganistanin ose Libinë. Ajo mbylli javën me pothuaj dyfishin e të vrarëve të të gjithë Europës. Në dy raste vrasësit u dorëzuan vetë, ndërsa në tri rastet e tjera ata u larguan në drejtim të paditur se kishin punë, ishin delegatë në kongresin e suksesit të partisë të sojit të tyre”, shprehet ish-Kryeministri Berisha.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All