Dita e hënë ka nisur luhatje në kursin e këmbimit valutor krahasuar me të enjten e javës së kaluar.

Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, monedha e Eurozonës ka rënë me 0.3 pikë, duke arritur kështu në kuotën e 124.7 lekëve krahasuar me datën 21 mars.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket Dollarit amerikan i cili është rritur me plot 0.6 lekë duke rifituar fuqishëm terren ndaj monedhës vendase. Dollari këmbehet gjatë ditës së sotme në pikat e këmbimit valutor me 110.2 lekë.

Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Paundin Britanik. Sterlina këtë të hënë ka arritur kuotën e 144.8 lekëve duke u rritur kështu me 0.6 lekë. Pavarësisht rritjes, paundi ka qene tejet në luhatje javët e fundit, ndikuar nga tensionet e marrëveshjes Brexit dhe afrimit të datës së daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian.

Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare Dollari australian ka mbetur në të njëjtat vlera duke u këmbyer kështu në kuotën e 78 lekëve. Dollari kanadez nga ana tjetër është dobësuar me 0.2 lekë duke u këmbyer me 82 lekë gjatë ditës së sotme. Franga zvicerane nga ana tjetër ka rifituar terren, duke u rritur me 0.5 pike dhe ka arritur në kuotën e 110.8 lekëve.

Flash Lajme

Më të lexuarat