Pas 90 minutash në Prokurorinë e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat, ku ka treguar se është thirrur në këtë institucion për të dhënë informacion, si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.

Basha deklaroi se bëhet fjalë për një hetim të kërkuar nga Partia Demokratike për plotësimin e formularëve të deklarimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Jemi thirrur sot në Prokurori si për të dhënë informacione, persona që mund të kemi dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë se hetimi i hapur që prej një e gjysmë po bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet, pra ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.

Ka një vit e gjysmë që ka nisur ky hetim, ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigja nga SHBA e Britani e Madhe, nga Skocia që vërtetojnë se as PD asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri, Amerikë e Britani. I kërkojë prokurorisë të bëj publike përgjigjet e SHBA dhe Britanisë. Ju nxis dhe ju t’i kërkoni Prokurorisë ti bëj publike”, tha Basha pasi doli nga Prokuroria e Tiranës.

Flash Lajme

Më të lexuarat