Mbrëmjen e sotme, një tjetër aksident është shënuar në afërsi të fshatit Zhupan, Fier. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Një kamionçinë tip “Iveco” me targa AA 937 NL është përplasur me një Toyota me targa AA 335 HL.

Nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar por  vetëm dëme të shumta materiale. Automjetet janë dëmtuar në pjesën e përparme. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Pas ngjarjes forca të shumta policie kanë mbërritur në vend, ku edhe po hetojnë shkaqet e mundshme të aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat