17 emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë arrestuar nga Zyra e Emigracionit në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për shqiptarët të cilët punonin në Brighton Road në mënyrë të paligjshme.

Në bashkëpunim me inteligjencën britanike, oficerët e policisë së emigracionit, vizituan vendin e ndërtimit në zonën e Brighton Road në Londër.

Ndërkohë, përmes një njoftimi zëdhënësi i zyrës së emigracionit tha se kontrollet e policisë së emigracionit gjetën shtatëmbëdhjetë burra që punonin ilegalisht. Dhjetë persona në moshat nga 18-31 vjeç ishin nga Shqipëria dhe shtatë të tjerë  28-63 vjeç, ishin nga India.

‘Njëmbëdhjetë burra, nëntë shqiptarë dhe dy indianë, kishin hyrë ilegalisht në Britani të Madhe ndërkohë një shqiptar dhe pesë indianë, kishin hyrë me vizat e tyre. Të gjithë janë aktualisht në paraburgim të burgut të emigracionit në pritje të deportimit nga Britania e Madhe’, deklaroi zëdhënësi i Zyrës së Emigracionit.

Të gjithë punonjësit jetonin në zonën e Sussex dhe janë kontrolluar nga policia e emigracionit në të drejtën për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat