Ditën e sotme, opozita ka paralajmëruar protestën e radhës, ndërsa do të zhvillohet dhe seanca parlamentare. Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por siç kanë thënë drejtuesit e PD ata do të protestojnë sa herë që ka seanca plenare.

Ndërsa në 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Në seancën e sotme do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 9:30, ndërsa në orën 10 do të fillojë edhe seanca parlamentare. Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All