Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi e pranishme sot në protestën e opozitës u shpreh se Edi Rama ka larguar mbi 400.000 qytetarë shqiptarë, ka larguar të rinjtë nga vendi jonë, ka larguar shpresën, ka vrarë të ardhmen e të rinjve në vendin tonë, sepse sot për të rinjtë nuk ka arsim cilësor, sepse sot për të rinjtë dhe familjet shqiptare nuk ka mundësi punësimi.

Fjalimi para protestuesve i Floida Kërpaçit

Të dashur qytetarë. Të dashur të rinj e të reja. Sot jemi përballë këtij Parlamenti, Parlamentit të krimit, parlamentit që ka larguar të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Edi Rama ka larguar mbi 400.000 qytetarë shqiptarë, ka larguar të rinjtë nga vendi jonë, ka larguar shpresën, ka vrarë të ardhmen e të rinjve në vendin tonë, sepse sot për të rinjtë nuk ka arsim cilësor, sepse sot për të rinjtë dhe familjet shqiptare nuk ka mundësi punësimi, sepse sot për shkak të këtij kryeministri Shqipëria nuk është më shtëpia jonë, prandaj është misioni jonë, është detyra jonë, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve dhe të gjithë të themi Rama ik. Largohu Edi Rama, largohu për të ngritur një sistem të ri. Ne do shembim sistemin e antivlerave që ti ke ngritur, ku një i ri që do të punojë, do të krijojë një të ardhme, do të ketë një arsim cilësor, nuk ka mundësi në Shqipëri, sepse sot të rinjve u ofrohet modeli i të qenit trafikant, i lidhur me drogën dhe i lidhur me krimin. Ne do ta shembim këtë sistem, dhe do të ngremë sistemin e vlerave, sistemin për një Shqipëri më të mirë. Rama ik të gjithë bashkë. Ky është misioni jonë, misioni për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve, shtëpinë e shqiptarëve, shtëpinë për të pasur një jetë më të mirë, me punësim të mirëpaguar, me një të ardhme më të mirë, ku garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje ku garantohet një qeveri që punon për qytetarët, që punon për familjet shqiptare dhe që të mos jetë e lidhur dhe të mos jetë në shërbim të një grupi njerëzish dhe një grushti kriminelësh që i shërbejnë Edi Ramës. Mjaft më. Koha jote mbaroi. Tani është koha e të rinjve, është koha e të rejave.

Lexoni edhe

  • “Po dhunohen femrat nga policia, ky është fundi”
  • Policia bllokon qytetarët, rrethohet pedonalja (FOTOLAJM)
  • Opozita për herë të 7-të në shesh, mazhoranca në Kuvend
  • Policia bllokon pedonalen, largohen me forcë gazetarët
  • Vokshi: Policia po na dhunon, Kuvendin e kemi rrethuar
  • Klevis Balliu: Policia provokon banorët e “Astirit”
  • Doktori i njohur refuzon mandatin si deputetit i LSI
  • Silvi Caka: Rama, sëmundja më e rrezikshme për vendin
  • Deputeti i “bojës” shkon me rojet e qeverisë në Parlament

Flash Lajme

Më të lexuarat