Deputetët e opozitës pritet t’i drejtohen me një shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve parlamentare.

Për t’i paraprirë këtij hapi, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mbledhur sot grupet parlamentare.

Një ndër kandidatet e përfolura si kryesuese e grupit parlamentar demokrat është Rudina Hajdari.

Ndërkohë nga radhët e LSI-së në krye të grupit mund të vihet Ediola Braha, si propozim i Enver Roshit.

Javës së ardhshme pritet të merret edhe vendimi përfundimtar lidhur me grupet parlamentare. Mandatin e deputetes pritet ta pranojë javës tjetër edhe kandidatja e LSI-së në Shkodër Ambra Borova, duke e çuar tanimë në 19 numrin e deputetëve.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deputetët që pranuan mandatin si opozita e re parlamentare me të cilët do dialogohet lidhur me zgjedhjet dhe çështje të tjera.

Deputetët e rinj janë cilësuar si “tradhtarë” nga lidershipi i partive të tyre.

Deputetet e rinj: 

Partia Demokratike: 

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi

Arben Elezi

Adriatik Alimadhi

Levizja Socialiste per Integrim 

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

Flash Lajme

Më të lexuarat