Të tjera janë bërë publike nga ekzekutimi i një 46-vjeçari shqiptar, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Spanjë. Mediat spanjolle kanë bërë publik emrin e viktimës, i cili njihej me emrin Deda.

46-vjeçari është vrarë me një plumb pas koke, ndërsa para se të ndodhte ekzekutimi ai është torturuar në mënyrën më barbare. Sipas mediave vendase, shqiptari të identifikuar si Deda, më parë i ishte prerë një gisht, një copë veshi dhe i ishin hequr të gjithë thonjtë.

Viktima është torturuar me orë të tëra, përpara se të vritej. Autoritetet dyshojnë se ai është dërguar në një shtëpi të sigurt dhe nuk përjashtohet se mund të jetë vrarë aty.

Trupi i shqiptarit është gjetur në një zonë pranë lumit Guadalentin në Totana, ku dyshimet e para janë se kufoma e tij është dërguar aty për të humbur gjurmët.

Trupi i shqiptari u gjet pasditen e së mërkurës. Një banor i zonës ngriti alarmin pasi kishte parë një makinë, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi që prej të hënës së kaluar. 46-vjeçari jetonte në Mazarron. Ai kishte punuar më parë në klube nate dhe bare muzike, ndërsa kohët e fundit kishte filluar punë si truprojë në Marbella të Malagas.

Sipas mediave, dyshohet se ai është vrarë për shkak të prishjeve të pazareve të drogës. Njëkohësisht po hetohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm që shqiptari mund të ketë pasur për shkak të profesionit të tij.

Flash Lajme

Më të lexuarat